Lidhje

Arrestohet kryetari i MAFIAs siçiliane


Shtypi italian njofton se policia ka arrestuar kreun e Mafias siçiliane, i cili ndodhej në arrati që prej më tepër se 4 dekadash. Agjencia italiane e lajmeve ANSA citon prokurorët, sipas të cilëve, Bernardo Provenzano u arrestua në Siçili. Provenzano u shpall “bosi i bosave” pas arrestimit në vitin 1993 të mafiozit Salvatore Rina, njohur me nofkën “Toto”. Prokurori i antimafias i Italisë, Pietro Grasso ka thënë se njerëz të ndryshëm nga qeveria, policia dhe figura të biznesit, e kanë ndihmuar Provenzanon t’i fshihet drejtësisë gjatë 42 vjetëve të fundit.
XS
SM
MD
LG