Lidhje

Sonda evropiane ne orbitë rreth planetit Afërditë


Specialistët e Agjencisë Evropiane të Hapësirës thonë se sonda evropiane ka hyrë në orbitë rreth planetit të Afërditës. Agjencia evropiane me seli në Darmstadt të Gjermanisë njofton se motorrët e sondës u ndezën për rreth 50 minuta për ta ngadalësuar atë në mënyrë që sonda të hynte dhe te qëndronte brenda sferës së gravitetit të planetit. Sonda quhet Afërdita Ekspres, dhe ka ne plan të kryejë studime mbi strukturën, përbërjen kimike dhe dinamikën e atmosferës së planetit. Afërdita është planeti më pranë tokës brenda sistemit diellor. Shkencëtarët shpresojnë që misioni t’u japë përgjigje disa të panjohurave mbi tokën. Sonda evropiane u lëshua në nëntor nga qendra e fluturimeve në hapësirë në Baikonor të Kazakistanit./al/
XS
SM
MD
LG