Lidhje

Koshtunica: jemi shumë pranë arrestimit të Mlladiçit


Kryeministri i Serbisë, Vojisllav Koshtunica, thotë se qeveria e tij “është shumë, shumë pranë” arrestimit të komandantit të serbëve të Bosnjes, Ratko Mlladic dhe dorëzimin e tij në gjykatën e Hagës për krime lufte.

Zoti Koshtunica tha se qeveria e tij “po bën gjithshka që është e mundur” për të bashkëpunuar me Hagën. Ai i bëri këto komente në Paris, pas bisedimeve me Presidentin francez Zhak Shirak.

Gjykata e Hagës për krime lufte ngriti aktpadi ndaj zotit Mlladic, komandanti kryesor i forcave serbe në Bosnje-Hercegovinë në vitin 1995, për sulme ndaj civilëve gjatë luftrave në Ballkan.

Bashkimi Evropian i ka caktuar Serbisë 30 prillin si afat për dorëzimin e Mlladiçit, në se shpreson t’i vazhdojë bisedimet për lidhje më të forta me Bashkimin Evropian.

XS
SM
MD
LG