Lidhje

Në ish-gjeneral kërkon dorëheqjen e Sekretarit të Mbrojtes, Ramsfeld


Një gjeneral amerikan në pension, i cili ka komanduar forca ushtarake amerikane në Irak, bëri thirrje për dorëheqjen e Sekretarit të Mbrojtes Donald Rumsfeld, duke iu bashkuar kështu kritikave nga ish ushtarakë të tjerë të lartë kundër sekretarit të mbrojtjes.

Gjatë një interviste sot për rrjetin CNN, gjenerali në pension, Xhon Batiste tha se ushtria ka nevojë për një udhëheqje të re civile. Gjenerali Batiste, doli në pension vitin e kaluar, pasi komandoi Divizionin e Parë të Këmbësorisë në Tikrit. Gjenerali Batiste është një ndër disa oficerë amerikanë të rangut të lartë, të cilët kanë bërë thirrje për dorëheqjen e Sekretarit të Mbrojtjes, si rezultat i mënyrës si ka vepruar në ndërhyrjen amerikane në Irak.

Ushtarakët e akuzojnë zotin Rumsfeld dhe zyrtarë të tjerë civilë se nuk kanë marrë parasysh opinionet e oficerëve me përvojë në ditët që i paraprinë ndërhyrjes së vitit 2003. Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha sot se zoti Ramsfeld është mbrojtur vetë dhe se Shtëpia e Bardhë nuk ka ndonjë gjë për të shtuar.//lk

XS
SM
MD
LG