Lidhje

Në Itali fillon kontrolli i mijëra votave të diskutueshme


Në Itali, gjykatësit filluan kontrollin e mijëra votave të diskutueshme të zgjedhjeve parlamentare, ndërkohë që Kryeministri Silvio Berluskoni vazhdon të mos pranojë humbjen në votimet e zhvilluara të djelën e të hënën e kaluar.

Rezultati zyrtar tregon se koalicioni i qendrës së majtë i ish-kryeministrit Romano Prodi fitoi shumicën në të dy dhomat e parlamentit, por diferenca në dhomën e ulët është tepër e vogël. Gjykatësit po shqyrtojnë 43 mijë vota të papërfshira në rezultatin përfundimtar për shkak të disa pengesave.

Të mërkurën, zoti Berluskoni akuzoi për manipulime masive në zgjedhje dhe kërkoi anulimin e fitores së zotit Prodi. Zoti Berluskoni ka ngulur këmbë për rinumërimin e një numri votash. Zoti Prodi, ndërkohë shprehu përsëri sot besimin se i ka fituar zgjedhjet.//lk

XS
SM
MD
LG