Lidhje

Danubi arrin nivele rekord në Ballkan


Njëri prej lumenjve më të mëdhenj të Evropës, Danubi, ka arritur nivele rekord në Ballkan, gjë që i ka detyruar zyrtarët të bëjnë ç’është e mundur për ta frenuar vërshimin dhe të bëjnë plane për evakuimin e njerëzve.

Autoritetet në qytetet që shtrihen në brigjet e Danubit në Serbi, Rumani dhe Bullgari, po përdorin thasë me rërë për të ndalur vërshimin e ujërave. Zyrtarët në disa qytete, mes tyre Vidini në Bullgari, po bëjnë përgatitje për evakuime masive në se nivelit i lumit vazhdon të rritet. Niveli i ujit është rritur nga shkrirja e borës në Evropën Qendrore dhe nga shirat e rrëmbyeshëm në Ballkan.

Gjatë javëve të fundit, vërshime ka patur në mbarë Evropën juglindore. Të hënën, Hungaria shpalli gjendjen e emergjencës, ndërsa uji mbuloi pjesët e ulëta të Budapeshtit dhe dhjetra qytete pranë kufirit sllovak. Vërshimet kanë përfshirë gjithashtu pjesë të Austrisë dhe Gjermanisë.//lk

XS
SM
MD
LG