Lidhje

Papa Benedikti kryeson ceremonitë e para të papatit të tij me rastin e Premtes së Madhe


Papa Benedikti kryeson sot ceremonitë e para të papatit të tij me rastin e Premtes së Madhe.

Papa do të udhëheq kremtimin e rastit në Katedralen e Shën Pjetrit dhe në mbrëmje do t’i prijë kortezhit tradicional të rrugës simbolike të Kryqit në Koloseun e Romës.

Dje, udhëheqësi shpirtëror i Kishës Katolike lau këmbët e 12 burrave gjatë një meshe në Bazilikën Xhon Luteran të Romës, në shenjë përkujtimi të veprimit që Jezu Krishti bëri në mbrëmjen para kryqëzimit të tij.

Papa i bëri homazhe edhe një prifti italian, i cili u vra më 5 shkurt në Turqi. Ai u vra nga një i ri që po protestonte kundër karikaturave të Profetit Muhamed.

Të Premten e Madhe, të krishterët përkujtojnë kryqëzimin e Krishtit dhe të Dielen e Pashkëve, ata festojnë atë që sipas traditës së tyre ishte ringjallja e tij.

XS
SM
MD
LG