Lidhje

Presidenti Bush shpreh përsëri mbështetje të fortë për sekretarin amerikan të mbrojtjes, Ramsfeld


Presidenti Bush shprehu mbështetje të fortë për sekretarin amerikan të mbrojtjes, Donald Ramsfeld, ndërkohë që disa gjeneralë në pension po bëjnë thirrje për dorëheqjen e tij.

Presidenti Bush tha në një deklaratë të djeshme se udhëheqja energjike dhe e qendrueshme e zotit Ramsfeld është ajo që nevojitet në këtë periudhë kritike. Ai tha se kishte diskutuar dje me zotin Ramsfeld rreth operacioneve ushtarake në luftën globale kundër terrorizmit dhe se kishte shprehur përsëri mbështetjen e fortë për aftësinë udhëheqëse të sekretarit të mbrojtjes.

Në një intervistë me rrjetin televizi Al-Arabija, zoti Ramsfeld tha se respekton pikëpamjet e gjeneralëve në pension që kërkojnë dorëheqjen e tij. Por, ai shtoi se janë mijëra gjeneralë dhe admiralë dhe se sekretari i mbrojtjes nuk mund të zëvendësohet çdo herë që dy ose tre veta nuk pajtohen me të.

Kohët e fundit, disa gjeneralë në pension kanë fajësuar publikisht udhëheqjen e zotit Ramsfeld dhe e kanë akuzuar atë për një seri gabimesh gjatë luftës në Irak.

XS
SM
MD
LG