Lidhje

SHBA: Irani do të ketë pasoja nëse nuk pezullon pasurimin e uraniumit


Një zyrtar i lartë amerikan thotë se Irani do të ketë pasoja për refuzimin e tij që të pezullojë pasurimin e uraniumit. Nënsekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Politike, Nicholas Burns, tha në një intervistë për shërbimin iranian të Zërit të Amerikës se Teherani po vetizolohet për shkak të veprimtarisë bërthamore. Zoti Burns tha se Irani do të përballet me sanksione, jo vetëm nga Shtetet e Bashkuara por edhe nga vende të tjera.

Të premten, Presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad e hodhi poshtë një paralajmërim të mëparshëm të Sekretares amerikane të Shtetit, Condoleeza Rice, se Këshilli i Sigurimit i OKB-së mund të ndërmarrë masa të ashpra ndaj Iranit, për shkak të programit të tij bërthamor.

Zonja Rice ishte shprehur më parë se pretendimet e Iranit për vazhdimin e pasurimit të uraniumit do të çojnë në ndërmarrjen e hapave të fuqishme nga Këshilli i Sigurimit, kur ai të mblidhet në fund të muajit për të diskutuar mbi këtë çështje. Por zoti Ahmadinexhad tha se komentet e saj nuk kanë ndonjë rëndësi.

Zyrtarët nga Shtetet e Bashkuara, Kina, Bashkimi Evropian dhe Rusia kanë në plan të zhvillojnë bisedime në Moskë në martën, për të diskutuar mbi programin bërthamor të Iranit. //ad//

XS
SM
MD
LG