Lidhje

Irak: 8 të vrarë nga dhuna e kryengritësve në vend


Zyrtarët në Irak thonë se të paktën 8 vetë u vranë si pasojë e dhunës së kryengritësve në pjesë të ndryshme të vendit. Nga sulmi më vdekjeprurës i ditës së sotme u vranë të paktën 4 vetë dhe u plagosën të paktën 20 të tjerë nga shpërthimi i një makine bombë pranë një restoranti në lindje të Bagdatit.

Në lagjen Dora në jug të Bagdatit, tre ushtarë irakianë u vranë dhe të paktën tre të tjerë u plagosën nga një shpërthim në anë të rrugës. Gjithashtu, në Basra të Irakut të jugut, zyrtarët thonë se persona të armatosur vranë drejtorin e policisë së trafikut kur ai po shkonte në punë me makinë.

Incidentet e dhunës ndodhin ndërkohë që partitë kryesore politike përgatiten për sesionin parlamentar të së hënës. Një zëdhënës shiit tha dje se pjestarë të aleancës shiite do të takohen para sesionit për të diskutuar se kush do t'i plotësojë disa nga postet qeveritare, përfshirë atë të kryeministrit. //ad//

XS
SM
MD
LG