Lidhje

Itali: Prodi thotë se do të formojë një aleancë më të ngushtë me disa vende evropiane


Në Itali, udhëheqësi i qendrës së majtë, Romano Prodi, që me sa duket është fituesi i zgjedhjeve parlamentare të javës së kaluar, thotë se dëshiron të formojë një aleancë më të ngushtë me një grup vendesh evropiane.

Zoti Prodi tha në një intervistë për gazetën britanike “Sunday Times” se Italia duhet të ketë lidhje më të forta me vende që janë të përkushtuara për një politikë të përbashkët evropiane, si Franca, Gjermania, Belgjika dhe Luksemburgu. Ai thotë se do të jetë e vështirë që në këtë aleancë të përfshihet dhe Britania, duke argumentuar se Londra nuk i ka miratuar kurdoherë politikat e Bashkimit Evropian.

Zoti Prodi tha gjithahstu se Bashkimi duhet t’i rifillojë bisedimet mbi kushtetutën evropiane vitin e ardhshëm, pas votimeve në Francë. Bisedimet ngecën vitin e kaluar, pas votimit kundër kushtetutës në referendumet e zhvilluara në Francë dhe në Holandë. Koalicioni i zotit Prodi duket se ka fituar me një diferencë tepër të ngushtë votash në të dyja dhomat e Parlamentit. Mbetet që votimet të konfirmohen nga një gjykatë italiane.//lk

XS
SM
MD
LG