Lidhje

Papa Benedikti mban fjalimin me rastin e të Djelës së Pashkëve


Papa Benedikti mbajti fjalimin e tij të parë me rastin e të Djelës së Pashkëve para rreth 100 mijë pelegrinëve dhe turistëve të mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit. Në fjalimin tradicional për “Qytetin dhe Botën” ose “Urbi e Orbi” , siç njihet në latinisht, Papa u bëri thirrje udhëheqësve botërorë që të përdorin diplomacinë për zgjidhjen e problemeve botërore.

Ai shprehu shqetësim rreth Irakut, duke u lutur për fitoren e paqes mbi dhunën tragjike, siç u shpreh ai, e cila vazhdon në vend. Papa bëri thirrje për bisedime serioze dhe të ndershme për zgjidhjen e krizave që lidhen me fuqinë bërthamore. Ai nuk përmendi ndonjë vend me emër, por programet bërthamore të Koresë së Veriut dhe Iranit vazhdojnë të ngjallin shqetësime ndërkombëtare. Papa përmendi gjithashtu shqetësimet rreth konfliktit izraelito-palestinez dhe rreth gjendjes në rajonin Darfur të Sudanit.//lk

XS
SM
MD
LG