Lidhje

Irani po i dhuron 50 milionë dollarë qeverisë palestineze të drejtuar nga Hamasi


Irani njoftoi se po i dhuron 50 milionë dollarë qeverisë palestineze të drejtuar nga Hamasi për të zbutur krizën e saj financiare si pasojë e prerjes së ndihmave perëndimore.

Ministri i Jashtëm iranian, Manuker Motaki e bëri të ditur njoftimin sot, gjatë një konference në Teheran. Premtimi për fonde vjen pas deklaratave të Shteteve të Bashkuara dhe të Bashkimit Evropian, sipas të cilave ato po e ndërpresin ndihmën për qeverinë e Hamasit pasi ajo nuk pranon të heqë dorë nga dhuna dhe të njohë Izraelin.

Izraeli po tërheq rreth 50 milion dollarë në formë pagesash mujore për palestinezët që ai grumbullon nga vjelja e taksave në favor të autoritetit palestinez.

XS
SM
MD
LG