Lidhje

Arsyet që motivojnë terrorizmin


Terrorizmi ka ekzistuar shumë kohë para se kjo fjalë të hynte në leksikun e gjuhëve evropiane pas Revolucionit Francez të shekullit të 18-të. Taktikat e dhunshme dhe të paparashikuara të terrorit janë përdorur nga grupe si të majta edhe të djathta, nga ekstremistë fetarë të të gjitha besimeve, nga të varfër e të pasur, nga nacionalistë dhe revolucionarë.

Terroristi i 11 shtatorit Mohamet Ata i urrente Shtetet e Bashkuara. Kjo ishte arësyeja që ai përplasi aeroplanin në një prej kullave të Nju Jorkut. Ulrike Meinhof organizoi një fushatë terrori kundër Gjermanisë Perëndimore. Arësyeja? E pakënaqur nga shoqëria. Dhe para se të bëhej politikan, ish kryeministri izraelit Menachim Begin, i motivuar nga ideja e krijimit të një shteti të pavarur hebre kreu një shpërthim bombe në një hotel në Jeruzalem.

Cilado qoftë arsyeja, e justifikueshme, apo e pajustifikueshme, politike, ekonomike, fetare apo personale, eksperti i terrorizmit Bruce Hoffman në Korporatën Rand thotë se ata që janë përfshirë në terrorizëm besojnë se nuk kanë alternativë tjetër.

“Ky është justifikimi i përdorimit të dhunës. Paralel me të, është kënaqësia që ndjejnë, si Davidi kundër Goliathit, i dobëti që ngrihet kundër të fortit.”

Imazhi i zakonshëm i një terroristi është ai i një individi të varfër dhe injorant që vepron nga dëshpërimi. Por Brigadat e Kuqe, që terrorizuan Italinë në vitet ’70 dhe ’80, janë një prej shembujve të organizatave të krijuara nga individë të arësimuar të shtresës së mesme.

Bard O’Neill është Drejtor i Departamentit të Studimeve të Kryengritjeve në Kolegjin Kombëtar të Luftës këtu në Uashington, thotë se një grup tjetër i tillë është Al Kaida.

“Anëtarët e Al-Kaidës vijnë nga klasa e mesme. Dhe po t’i analizosh, motivimi i tyre është psikologjik. Ata janë në kërkim të identitetit, kërkojnë të respektohen, të mos përbuzen. Këta janë alementët që i motivojnë ata dhe jo varfëria.”

Megjithatë profesori O’Neill, nuk e përjashtpon varfërinë si burim terrorizmi, për shembull nga refugjatët palestinezë.

Një faktor tjetër i fuqishëm motivues është feja. Bruce Hoffman i korporatës Rand, thotë se organitatat terroriste islamike që rekrutonë anëtarë që janë gati të japin jetën, e kanë ripërkufizuar vetë-vrasjen si një të mirë shoqërore.

“Vetë-vrasja është kthyer në element pozitiv në kontekstin e fesë pasi atyre u premtohet shkuarja në parajsë, por po ashtu familjes së personit i jepen ndihma financiare dhe materiale, gjë që shihet si në grupet fetare edhe në ato jo-fetare”.

Studiuesit thonë se terroristët islamikë që dalin vullnetarë për vetë-vrasje, i binden konceptit të “istihadit”, ose rënies dëshmor, që sipas premtimit shoqërohet me shkuarje në parajsëp të atyre që japin jetën duke sulmuar armikun. Megjithatë, terrorizmi nga përkufizimi, godet civilë të pafajshëm, gjë që bie ndesh me fenë islame. Si rezultat, individi vihet në dilemë. Dr. Rdwan Masmudi, President i Qendrës për Studime Islamike dhe Demokraci, thotë se dilema zgjidhet duke mohuar statusin civil të të pafajshmëve në restorante dhe autobuzë.

“Ata thonë me veta se viktimat nuk janë civilë, se janë në një farë mënmyre të lidhur me luftën. Ata e dinë se feja Islame e ndalon vrasjen e civilëve, prandaj u duhet të gjejnë një shpjegim ose mënyrë për t’i cilësuar viktimat si jo-civilë, si të lidhur me ushtrinë.”

Gjatë viteve të fundit, Osama Bin Ladeni dhe udhëheqës të tjerë terroristë, e kanë cilësuar praninë e perëndimit në vendet myslimane si një sulm shoqëror, ekonomik e politik dhe si fyerje të vetë fesë islame. Michael Scheeuer, ish zyrtar i CIA-s, me ekipin që u vu në ndjekje të Osama Bin Ladenit, thotë se politika e jashtme amerikane ndihmon në krijimin e këtij imazhi.

“Nëse kjo ka të bëjë me mbështetjen tonë pa rezerva për Izraelin, ose me praninë ushtarake në Afganistan, në Filipine, në Irak, ose në Gadishullin Arabik, prania jonë fizike në këto vende po e nxit më tej idenë e xhihadit në mbrojtje të islamit.”

Presidenti Bush ka theksuar se asnjë ankesë nuk mund të justifikojë vrasjen e civilëve. Dhe fitorja në Irak shton ai, do të garantojë fitoren në luftën kundër terrorizmit.

“Duke vendosur demokracinë në Irak, ne do ta bëjmë Amerikën dhe botën më të sigurtë”.

Ekspertët thonë se terrorizmi shpesh ka sukses në nivel taktik, pasi tërheq vëmendjen e publikut për qëllime ose pakënaqësi të caktuara. Por ata po ashtu venë në dukje se ka pak shembuj terroristësh që vijnë në pushtet dhe e mbajnë atë pa i vënë kufi dhunës dhe pa patur aftësinë për të hyrë në politikë me mjete paqësore.

XS
SM
MD
LG