Lidhje

Shtëpia e Bardhë lë të kuptohet se mund të bëhen ndryshime të tjera mes këshilltarëve


Shefi i ri i kabinetit i Presidentit Bush, la sot të kuptohet për ndryshime personeli në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa zyrtarët e lartë po riorganizohen për dy vjetët e fundit që i kanë mbetur Presidentit nga mandati i tij.

Shefi i Kabinetit Joshua Bolten, pati sot takimin e tij të parë me këshilltarët e lartë të Presidentit.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Scott McClellan, e përmendi takimin në konferencën e rregullt të shtypit me gazetarët, por nuk dha ndonjë hollësi mbi ndonjë ndryshim konkret zyrtarësh.

Zoti Bolton filloi zyrtarisht nga detyra si shef kabineti të premten, duke zëvendësuar në këtë post ish-shefin e mëparshëm, Andrew Card, që u largua pasi qëndroi për 5 vjet në këtë detyrë.

Presidenti Bush po ballafaqohet me nivelet më të ulta të miratimtit të politikave të tij nga votuesit, si dhe me thirrje nga anëtarët e Kongresit për të bërë ndryshime personeli.

XS
SM
MD
LG