Lidhje

Diplomatë ndërkombëtarë diskutojnë ambicjet bërthamore të Iranit


Diplomatë nga pesë vendet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së si dhe përfaqësues të vendeve të tjera mblidhen sot në Moskë për bisedime lidhur me çështjen bërthamore të Iranit.

Bisedimet zhvillohen në prag të një takimi të rëndësishëm të Këshillit të Sigurimit javën e ardhshme, kur ky organ i OKB-së do të dëgjojë një raport të Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike lidhur me politikën e Iranit në fushën bërthamore.

Këshilli i Sigurimit urdhëroi kohët e fundit Teheranin të ndalë pasurimin e uraniumit, i cili mund të përdoret për të prodhuar bomba bërthamore. Por Teherani që nga ajo kohë ka njoftuar publikisht për suksese të reja në programin e tij bërthamor.

Javën e kaluar presidenti i Iranit Mahmud Ahmadinexhad tha se qeveria e tij po vë në provë një centrifugë të re që mund të pasurojë uranium katër herë më shpejt se modeli i vjetër.

Të hënën Shtëpia e Bardhë tha se njoftimi i zotit Ahmadinexhad do të ishte shumë shqetësues nëse provohet se është i vërtetë. //ad//

XS
SM
MD
LG