Lidhje

100 vjetori i tërmetit të San Fransiskos


Banorët në qytetin e San Franciskos, po shënojnë sot 100 vjetorin e tërmetit të fuqishëm që shkatërroi qytetin. Banorët u mblodhën sot në agim, për të mbajtur një moment heshtje, pikërisht në të njejtën orë kur tërmeti ra para 100 vjetësh. Pas heshtjes ranë sirenat dhe drejtuesit e qytetit vendosën një kurorë me lule në sheshin e qytetit që u bë pika kryesore e takimit të të mbijetuarve në vitin 1906.

Gjatë ceremonisë, kryetari i bashkisë së qytetit ishte në prani të 11 personave që shpëtuan nga tërmeti. Tërmeti me fuqi 7 presje 8, ra në orën 5 të mëngjesit më 18 prill 1906, dduke rafshuar ndërtesdat dhe shkatuar zjarre të mëdha që zgjatë gjatë 3 ditëve dudke shkaktuar pjesë të tëra të qytetit. Mbi 3 mijë banorë vdiqën dhe 28 mijë ndërtesa u shkatërruan. //rd//

XS
SM
MD
LG