Lidhje

Çmimet e naftës arrijnë nivele rekord


Çmimet e naftës arritën përsëri të mërkurën në shifra rekord, pas një raporti të qeverisë amerikane, ku thuhej se rezervat e naftës dhe benzinës ranë javën e kaluar.

Agjencia e lajmeve Bloomberg thotë se çmimi për një fuçi nafte arriti në 71 dollarë e 79 cent, para se të ulej pak. Analistët thonë se çmimet po rriten nga shqetësimi se furnizimet e e naftës nga Irani dhe Nigeria mund të ndërpriten për shkak të mosmarrëveshjeve politike.

Këto shqetësime vijnë në një kohë kur kërkesa për naftë është rritur në Shtetet e Bashkuara, Kinë dhe vende të tjera të mëdha.

XS
SM
MD
LG