Lidhje

Prodi fitues i zgjedhjeve në Itali


Gjykata e Lartë e Italisë konfirmoi fitoren e koalicionit të qendrës së majtë të ish-kryeministrit Romano Prodi në zgjedhjet parlamentare të javës së kaluar. Sipas vendimit të Gjykatës grupimi i zotit Prodi ka shënuar një fitore të ngushtë në Dhomën e Ulët të parlamentit, duke mundur koalicionin e Kryeministrit Silvio Berluskoni.

Sipas vendimit të gjykatës, fletë-votimet e kontestueshme nuk i kanë ndryshuar përqindjet e votave të marra nga palët në votime. Megjithatë, një aleat i zotit Berluskoni tha se ky vendim nuk u jep fund të gjitha kontrolleve mbi rezultatet zgjedhore, një shenjë se koalicioni qeverisës ende nuk e ka pranuar humbjen.

Zoti Prodi e kishte deklaruar që më parë fitoren në zgjedhje, por zoti Berluskoni ngriti pretendime për parregullsi në zgjedhje dhe kërkoi rishikimin e fletë-votimeve të kontestueshme.

XS
SM
MD
LG