Lidhje

Presidenti Bush takohet sot me presidentin kinez Hu Gjin Tao


Në prag të një takimi shumë të rëndësishëm me Presidentin Bush, presidenti kinez, Hu Gjin Tao, vizitoi dje një fabrikë të prodhimit të avionëve Boing dhe vlerësoi lart lidhjet midis dy vendeve.

Presidenti kinez tha para qindra punonjësve të fabrikës se Kina ka nevojë të blejë dy mijë avionë gjatë 15 vjetëve të ardhshëm. Ai e cilësoi bashkëpunimin midis Kinës dhe firmës Boing si një shembull të marrëdhënieve të mira midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara.

Pas fjalimit, zoti Hu u nis për në Uashington, ku do të takohet sot me Presidentin Bush në Shtëpinë e Bardhë. Pritet që dy udhëheqësit të diskutojnë rreth një numër çështjesh, përfshirë kërkesat amerikane që Kina të reformojë sistemin e njësisë së saj monetare si edhe sufiçitin tregtar prej 200 miliardë dollarësh që ai vend ka në tregti me Amerikën.

Pritet që dy udhëheqësit të diskutojnë edhe rreth negociatave me Korenë e Veriut dhe Iranin në fushën bërthamore.

XS
SM
MD
LG