Lidhje

Propozim për mbledhjen e kryetarëve të shteteve Serbi e Mali i Zi, Kroaci dhe Bosnje-Hercegovinë


Kroacia dhe Bosnja propozuan që presidentët dhe kryeministrat e Serbisë e Malit të Zi, Kroacisë dhe Bosnje-Hercegovinës të takohen për bisedime mbi përmirësimin e marrëdhënieve.

Agjencia e lajmeve FENA e Federatës Myslimano-Kroate të Bosnjes thotë se Presidenti i Bosnjes, Sulejman Tihiç, e njoftoi propozimin pas bisedimeve në Sarajevë me homologun e tij kroat, Stipe Mesiç. Agjencia thotë se bisedimet u përqëndruan në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, kthimin e refugjatëve, shfrytëzimin nga Bosnja të portit të Kroacisë, Ploçe, si dhe përpjekjeve të të dy vendeve për të forcuar marrëdhëniet me Bashkimin Evropian.

Zoti Tihiç tha se takimi i presidentëve dhe kryeministrave duhet të zhvillohet në qytetin kroat Dubrovnik. //az//

XS
SM
MD
LG