Lidhje

Një raketë shpërthen në Kabul pranë ambasadës amerikane dhe komandës të paqeruajtësve të Natos


Një raketë e fuqishme shpërtheu dje në kryeqytetin e Afganistanit, pranë një zone ku ndodhen ambasada amerikane dhe komanda e paqeruajtësve të Natos.

Njoftimet nga vendi i ngjarjes thonë se shpërthimi shkaktoi plagosjen e një rojeje. Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit tha se raketa goditi ose ra pranë ndërtesës së Ministrisë afgane të Komunikacionit.

Ambasada amerikane dhe një bazë e paqeruajtësve të Natos janë pranë ministrisë. Trupat e Natos e kanë rrethuar zonën. Zyrtarë amerikanë thonë se anëtarët e personelit të ambasadës amerikane nuk kanë pësuar gjë.

Një zëdhënës i ambasadës i tha agjencisë së lajmeve Associated Press se ai nuk mund të konfirmonte nëse selia e misionit diplomatik ishte objektivi i shpërthimit. Deri tani, askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

XS
SM
MD
LG