Lidhje

SHBA thonë se mbështetja për vendosjen e sanksioneve kundër Iranit vazhdon të rritet


Shtetet e Bashkuara thonë se mbështetja për idenë e vendosjes së sanksioneve kundër Iranit vazhdon të rritet. Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit tha se nëse nuk ndodhin ndryshime rrënjësore në qendrimin e Iranit, Shtetet e Bashkuara do të kërkojnë miratimin e një rezolute me fuqi ligjore që t’i kërkojë Teheranit të pezullojë programin e pasurimit të uraniumit.

Ai e bëri këtë koment dje, pas një takimi dy ditësh në Moskë midis përfaqësuesve të pesë vendeve anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe vendeve anëtare të Grupit të Tetshes.

Është njoftuar gjerësisht se takimi përfundoi pa arritjen e ndonjë vendimi përfundimtar, por zëdhënësi i Departamentit të Shtetit tha se tubimi nuk ishte planifikuar si sesion vendimmarrës mbi Iranin.

Muajin e kaluar, Këshilli i Sigurimit e urdhëroi Iranin të ndalojë pasurimin e uraniumit. Është në plan që Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike t’i paraqesë këshillit më 28 prill një raport mbi bashkëpunimin e Teheranit.

XS
SM
MD
LG