Lidhje

Në Ballkan vazhdojnë evakuimet si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga lumi Danub


Në Ballkan vazhdojnë sot evakuimet, ndërsa ujrat e përmbytjeve të shkaktuara nga lumi Danub vërshojnë drejt Detit të Zi.

Autoritetet evakuan 2 mijë njerëz nga qyteti Vidin në Bullgarinë veri-perëndimore. Evakuime janë njoftuar gjithashtu në qytetin e Nikopolit. Më poshtë përgjatë rrjedhjes së lumit ndërtesat në portin e Ruses janë përmbytur.

Në Rumani, zyrtarët dhanë urdhër për çarjen e një dige të madhe me qëllim që uji të derdhej në zona të pabanuara dhe të mbroheshin fshatrat e peshkimi dhe fermat që ndodhen në toka të ulta.

Më shumë se 5 mijë rumunë nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre, në krahasim me 7 mijë që ishte ky numër në fillim të javës.

Shirat e rrëmbyer dhe shkrirja e dëborës bënë që niveli i ujit në lumin e Danubit të ishte 2 herë më i lartë se sa niveli normal, duke shkaktuar disa prej përmbytjeve më të mëdha në Evropën lindore gjatë shumë viteve.

XS
SM
MD
LG