Lidhje

Irak: Presidenti Talabani cakton Xhavad al-Malikin si kryeministër të vendit


Presidenti irakian Xhalal Talabani caktoi politikanin shiit, Xhavad al-Maliki, si kryeministër dhe i kërkoi atij të formojë qeverinë. Ky vendim i sotëm i jep fund mosmarrëveshjeve 4 mujore rreth postit të fuqishëm të kryeministrit.

Sekretarja amerikane e shtetit Condolisa Rice e përshëndeti këtë vendim, duke e cilësuar si një moment të rëndësishëm për formimin e një qeverie të përhershme. Zoti Talabani e bëri këtë njoftim gjatë një takimi të parlamentit, i cili miratoi kandidatë për poste qeveritare. Politikanët shiitë e emëruan dje zoti al-Maliki.

Në sesionin e sotëm, zoti Talebani, i cili është kurd, u zgjodh për një mandat tjetër si president, ndërkohë që arabi suni, Mahmud al-Mashhadani u zgjodh në postin e kryetarit të parlamentit.

Në zhvillime të tjera, ushtria amerikane njoftoi se nga shpërthimi i një bombe humbën jetën 4 ushtarë amerikanë, të cilët po patrullonin në jug të Bagdatit. Gjetkë në Irak, policia irakiane njoftoi se 2 veta u vranë dhe të paktën 10 të tjerë u plagosën kur dy bomba në anë të rrugës shpërthyen brënda pak minutash afër qytetit të trazuar të Bakubës. //rd//

XS
SM
MD
LG