Lidhje

Fillon takimi vjetor i Bankës Botërore dhe FMN-së


Rritja e çmimeve të naftës, pabarazitë në tregtinë botërore dhe vlera e pandryshueshme e monedhës kineze janë mes çështjeve që do të diskutohen sot në hapje të takimeve midis Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore.

Takimet në Uashington fillojnë një ditë pas një mbledhjeje të zyrtarëve kryesorë të ekonomisë nga shtatë vendet më të industrializuara të botës. Ky grup publikoi një deklaratë ku i bën thirrje Kinës ta konvertojë paranë e saj në norma më elastike këmbimi si mënyrë për uljen e sufiçitit të saj tregtar me shumë vende të botës.

Zyrtarët e ekonomisë thonë se Fondi Monetar Ndërkombëtar duhet të luajë një rol më agresiv në vëzhgimin e praktikave monetare të vendeve të tij anëtare. Në deklaratë flitej gjithashtu për masat që duhet të marrin vendet e tjera për ngushtimin e pabarazisë në shkëmbimet tregtare, për shembull që Shtetet e Bashkuara të pakësojnë deficitin e tyre të madh buxhetor. //rd//

XS
SM
MD
LG