Lidhje

Al-Xhazira transmetoi një videokasetë të re të Osama bin Ladenit


Televizioni arab al-Xhazira transmetoi një videokasetë të re që thotë se është Osama bin Ladenit. Në kasetë, një person i identifikuar si bin Ladeni, thotë se vendimi i Perëndimit për të prerë ndihmat ndaj qeverisë palestineze të udhëhequr nga Hamasi provon se ai është në luftë me fenë islame.

Vërtetësia e kasetës nuk është konfirmuar ende por analistët thonë se fakti që aty flitet për Hamasin tregon se ajo është regjistruar kohët e fundit. Folësi në kasetë u bën gjithashtu thirrje përkrahësve të al-Qaidës të shkojnë në Sudan dhe të përgatiten për të luftuar kundër paqeruajtësve të OKB-së që propozohen për t’u dërguar atje dhe që në kasetë quhen kryqtarë plaçkitës.

Nëse konfirmohet vërtetësia, kaseta e transmetuar sot do të ishte e para e Osama bin Ladenit që nga muaji janar, kur ai kërcënoi për sulme të tjera kundër Shteteve të Bashkuara. Në kasetën e muajit janar, ai ofronte edhe një armëpushim, të cilin Shtëpia e Bardhë e hodhi poshtë. //rd//

XS
SM
MD
LG