Lidhje

Raport i OKB-së mbi trafikun njerëzor në botë


Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogat dhe Krimet, në raportin e saj të fundit, thekson se trafiku njerëzor ka prekur pothuajse çdo vend të botës. Në raportin e OKB-së identifikohen 127 vende si burim trafiku dhe 137 si destinacion i këtij trafiku.

Shumica e viktimave janë nga vende të Afrikës dhe Evropës Lindore, ndërsa si vende destinacioni janë vendet e Bashkimit Evropian, Amerika e Veriut, vendet e Gjirit Persik, Israeli, Turqia, Kina dhe Japonia.

Në raportin e OKB-së, Shqipëria renditet si vend-origjine me nivel shumë të lartë trafiku njerëzor dhe po ashtu si vend tranziti me nivel shumë të lartë. Sipas raportit të OKB-së shumica e viktimave të trafikuara janë gra e vajza, si dhe fëmijë, që bien pre e industrisë së seksit.

Kosova në raport figuron me një indeks të lartë si vend-tranziti, me nivel mesatar si vend-origjine dhe nivel të lartë si vend destinacioni. Shumica e viktimave janë gra e vajza për shfrytëzim seksual.

Drejtori i Agjeneicsë së OKB-së për Drogat dhe Krimin Antonio Maria Costa, thotë se përpjekjet për të luftuar trafikun kanë qënë të pakoordinuara dhe të pamjaftueshme.

XS
SM
MD
LG