Lidhje

Të paktën 23 të vrarë dhe mbi 60 të plagosur në qytetin turistik egjiptian të Dahabit


Tre shpërthime tronditën dje qytetin turistik egjiptian të Dahabit në Gadishullin e Sinait, duke shkaktuar të paktën 23 të vrarë dhe mbi 60 të plagosur.

Zyrtarët thanë më parë se numri i të vdekurve ishte 30.

Shpërthimet thuajse të njëkohëshme ndodhën në kulmin e stinës turistike në Dahab, i cili është plot me të huaj, përfshirë izraelitë. Sipas dëshmitarëve okularë, shpërthimet ndodhën në qendër të qytetit ku ndodhen hotelet dhe pazaret.

Sipas medias, nga hetimet e para dilte se shpërthimet nuk ishin kryer nga persona vetvrasës. Askush nuk e ka marrë deri tani përgjegjësinë.

Presidenti Bush i dënoi sulmet, duke i quajtur ato akte të shëmtuara kundër civilëve të pafajshëm.

Presidenti egjiptian Hosni Mubarak i cilësoi shpërthimet si vepër terrorizmi dhe deklaroi se do t’i gjente autorët.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Kofi Annan i dënoi gjithashtu shpërthimet dhe u shprehu ngushëllime familjeve të viktimave.//ii

XS
SM
MD
LG