Lidhje

Video e re në internet ku thuhet se shfaqet terroristi Abu Musab al Zarkavi


Një faqe interneti ka publikuar një video të re në të cilën thuhet se duket terroristi i kërkuar Abu Musab al Zarkavi, duke thënë se Shtetet e Bashkuara do të humbasin në Irak.

Videoja tregon një person me mjekër, të veshur me jelek ushtarak, duke u takuar me persona të tjerë, që pretendohet të jenë luftëtarë, në qytetin Ramadi. Vërtetësia e videos ende nuk është provuar.

Agjencia Rojters njofton se një deklaratë që shoqëron videon, i grupit Këshilli Muhaxhedin, i lidhur me Al Kaidën, ve në dukje se kjo është videoja e parë e jordanezit të kërkuar Al Zarkavi.

Videoja del në një moment kur politikani Jawad al-Maliki i ngarkuar me detyrën e formimit të qeverisë, po punon për të krijuar një qeveri të unitetit kombëtar.

Zoti Maliki u emërua kryeministër të shtunën, pasi partitë shi’ite, kurde dhe suni, pas 4 muaj bisedimesh, arritën një marrëveshje për ndarjen e posteve drejtuese.

XS
SM
MD
LG