Lidhje

Kosovë: Fillon ndërtimi i banesave për familjet rome


Autoritetet në Kosovë filluan ndërtimin e banesave për familjet rome që prej afro 7 vjetësh jetojnë në një kamp me nivel të lartë ndotjeje nga plumbi.

Shefi i UNMIK-ut, Soren Jesen Petersen dhe Kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, morën pjesë në një ceremoni në Mitrovicë për të shënuar përurimin e punimeve.

Rreth 560 romë u vendosën në kampe provizore në këtë qytet industrial në vitin 1999, pasi banorët shqiptarë sulmuan shtëpitë e tyre pas përfundimit të luftës. Disa shqiptarë i akuzonin romët se kishin bashkëpunuar me forcat serbe.

Në fillim të këtij viti, misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë i bëri thirrje komunitetit rom të zhvendosej nga kampi që ndodhet në një zonë me ndotje të lartë industriale dhe të vendosej në një kompleks që më parë shërbente si bazë ushtarake franceze në Mitrovicë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka cilësuar gjendjen e rëndë të popullsisë rome si një ndër problemet më të mëdha humanitare në rajon.

XS
SM
MD
LG