Lidhje

Një prokuror serb ngre akuza ndaj 8 oficerëve për vrasjen e 48 shqiptarëve në Kosovë


Një prokuror serb ngriti akuza ndaj 8 oficerëve të policisë dhe të sigurimit për krime lufte në lidhje me vrasjen e 48 shqiptarëve në Kosovë në vitin 1999.

Prokurori i posaçëm i Serbisë për krimet e luftës tha se të dyshuarit vranë 48 persona në Suharekë, të cilët me përjashtim të njërit prej tyre ishin pjesëtarë të familjes Berisha. Mes viktimave ishin të paktën 13 fëmijë dhe një grua shtazënë.

Këto janë akuzat e para që ngrihen pas gjetjes së trupave të 800 viktimave në një kamp stërvitor të policisë afër Beogradit. Trupat ishin dërguar në Beograd nga Kosova për të fshehur provat e masakrave.

Mes të akuzuarve është një ish - nënkomandant i një njësie të policisë serbe të sigurisë, Radoslav Mitrovic dhe shefi i policisë së Suharekës, Radoje Repanovic.

Tetë të pandehurit ishin marrë nën arrest në muajin tetor.

XS
SM
MD
LG