Lidhje

Sekretarja amerikane e shtetit Condoleezza Rice viziton Bullgarinë


Sekretarja amerikane e shtetit Condoleezza Rice shkon sot në Bullgari ku pritet të nënshkruajë një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe të marrë pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s.

Vizita e saj në Bullgari është pjesë e një turneu evropian në tre vende, që përfshinte gjithashtuj ndalesa në Greqi dhe Turqi.

Zonja Rice tha dje në Ankara se Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara lidhur me kërcënimet e Iranit për të ndarë me vende të tjera teknologjinë bërthamore.

Ajo tha se ky kërcënim u shtohet shqetësimeve të tjera ndërkombëtare rreth programit bërthamor të Iranit.

Ministri i jashtëm i Turqisë, Abdullah Gul tha se vendi i tij kërkon arritjen e një zgjidhjeje diplomatike me Iranin.

Ai bëri thirrje gjithashtu që Shtetet e Bashkuara të ndërmarrin operacione ushtarake kundër separatistëve kurdë që veprojnë nga Iraku verior dhe që mund të përdorin Irakun për të ndërmarrë sulme kundër Turqinë.//ii

XS
SM
MD
LG