Lidhje

Përfaqësuesi i Iranit për programin bërthamor takohet me zyrtarë të Agjencisë për Energji Atomike


Përfaqësuesi i Iranit për programin bërthamor, Gholamreza Aghazadeh, u takuan në Vjenë me zyrtarë të lartë të Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike.

Takimi zhvillohet dy ditë para se Agjencia të paraqesë raportin e saj për aktivitetin bërthamor të Iranit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Agjencia franceze e lajmeve citon ambasadorin Ali Asghar të ketë thënë se të dyja palët u takuan për 90 minuta, në kërkim të mënyrave për të bërë përparim në çështjen e bllokuar me Perëndimin të programit bërthmor të Teheranit.

Si Shtetet e Bashkuara, edhe Bashkimi Evropian, e kanë akuzuar Iranin se synon prodhimin e bombës bërthamore. Irani mohon këto akuza.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së ia ka kërkuar Iranit ta ndalë veprimtarinë e pasurimit të uraniumit, që mund të përdoret për reaktorë bërthamorë, ose bomba atomike.

Po sot, Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollahu Ali Kahmenei, paralajmëroi se interesat amerikane në botë do të dëmtoheshin, nëse Shtetet e Bashkuara ndërmarrin një sulm ndaj vendit të tij.

XS
SM
MD
LG