Lidhje

Policia serbe mbyll stacionin e parë privat televiziv


Policia serbe mbylli sot stacionin e parë privat televiziv, pasi autoritetet autoritetet pezulluan lejen e tij të transmetimit nën akuzat për njëanshmëri.

Stacioni i quajtur televizioni BK rifilloi transmetimet për një kohë të shkurtër në një rrjet televiziv me kabëll, duke shfaqur pamje të policisë dhe punonjësve që debatonin për mbylljen e tij dhe duke kërkuar mbështetjen e publikut. Por më pas transmetimet u ndërprenë.

Agjencia qeveritare e transmetimeve akuzon televizionin BK se ka mbështetur hapur partinë politike të themeluesit të stacionit Bogoljub Karic.

Disa organizata serbe të gazetarëve kanë protestuar, duke e quajtur këtë veprim shkelje të ligjit dhe abuzim me autoritetin.

Javën e kaluar, agjencia serbe e transmetimeve u dha gjashtë stacioneve frekuenca për transmetim në gjithë republikën, por televizioni BK nuk ishte mes tyre.

Ky stacion transmeton emisionin e Zërit të Amerikës në serbisht dhe për shkak të mbylljes programet në gjuhën serbe nuk u panë dot në zonën e Beogradit.

XS
SM
MD
LG