Lidhje

Ministrat e Jashtëm të Natos takohen në Sofje


Ministrat e jashtëm të NATO-s filluan takimet jo-zyrtare 2 ditore në Sofie të Bullgarisë. Ata po përqëndrohen në përgatitjet për takimin e nivelit të lartë të aleancës në nëntor në Riga të Letonisë si dhe marrëdhëniet me vendet janë zonës së Euro-Atlantikut.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jap de Hup Shefer, u tha gazetarëve se përpjekjet për vendosjen e marrëdhënieve me vendi të tilla si Australia dhe Zelanda e Re nuk synojnë ta tranformojnë NATO-n në një aleanncë ndërkombëtare. Ai tha se synimi është që të përballohen kërcënimet e një natyre ndërkombëtare.

Zoti de Hup Shefer tha se në takime do të përfshihet edhe fillimi i diskutimeve mbi zgjerimin e aleancës në të ardhmen si dhe bisedimet nesër me ministrin rus e atë ukrainas. Sekretarja amerikane e Shtetit Kondoliza Rajs ndodhet në Sofie për të marrë pjesë në këtë takime. Sekretarja Rajs ka gjithashtu në plan të nënshkruajë një marrëveshje për të lejuar trupat amerikane të përdorin basat ushtarake bullgare.

Disa mijëra protestues u mblodhën në Sofie për të demonstruar kundër marrëveshjes, duke bërë thirrje për një referendum lidhur me këtë çështje. //rd//

XS
SM
MD
LG