Lidhje

Ligjvënës evropian në Maqedoni për akuzat mbi transferimin e terroristëve nga CIA


Një delegacion ligjvënësish evropianë ndodhet në Maqedoni, ku po heton lidhur me njoftimet për rrëmbimin dhe transferimin nga CIA të një të dyshuari për terrorizëm nga Maqedonia për në Afganistan.

Anëtarët e Parlamentit Evropian mbërritën sot në Shkup, ku zhvilluan bisedime me presidentin maqedonas Branko Cervenkovski, që tha se do të bashkëpunojë plotësisht me hetimet.

Delegacioni i BE-së po heton lidhur me rastin e Khaled al-Masrit, qytetar gjerman, i cili pretendon se CIA e ka ndaluar në vitin 2003 dhe më pas e ka transferuar në Afganistan. Ai tha gjithashtu se më pas, e liruan në Shqipëri. Shtetet e Bashkuara mohojnë të kenë transportuar në mënyrë të paligjshme të dyshuar për terroristë.

Në delegacionin evropian përfshihen ligjvënësi italian Claudio Fava, i cili një ditë më parë publikoi një raport paraprak të Bashkimit Evropian, ku thuhej se CIA ka kryer një mijë fluturime të paligjshme mbi Evropë që nga viit 2001.//rd//

XS
SM
MD
LG