Lidhje

Bosnje: Parlamenti hedh poshtë ndryshimet kushtetuese


Kryendërmjetësuesi ndërkombëtar për Bosnje-Hercegovinën shprehu zhgënjim lidhur me dështimin e ndryshimeve kushtetuese të nevojshme.

Përfaqësuesi i lartë Christian Schwartz-Schilling tha sot se ky rezultat i dërgon sinjale negative Evropës, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkësisë Ndërkombëtare.

Ligjvënësit votuan dje kundër propozimeve për modernizimin e sistemit politik dhe fuqizimin e qeverisë qendrore. Ata thanë se ndryshimet nuk shkonin aq larg, sa për t’i dhënë fund ndarjeve raciale në Bosnje. Por zoti Schwartz-Schilling thotë se amendamentet e propozuara mbeten të nevojshme për fillimin e procesit të qeverisjes në vend. Ai tha se ata që bënë që paketa të dështojë duhet të reflektojnë për pasojat e veprimeve të tyre.

Ndërkohë, ambasadori amerikan në Bosnje, Douglas McElhaney, shprehu atë që ai e quajti zhgënjim të thellë për rezultatin e votimit. Komuniteti ndërkombëtar ka kërkuar ndërmarrjen e refomave të nevojshme, si për anëtarësimin e Bosnjes në BE. //rd//

XS
SM
MD
LG