Lidhje

Afrohet afati i Këshillit të Sigurimit ndaj Iranit


Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice, tha se Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, duhet të jetë gati për të marrë masa kundër Iranit, në qoftë se ky vend nuk i jep fund veprimtarive të tij bërthamore.

Zonja Rise thotë se nuk ka të ngjarë që Irani të respektojë kërkesat e Këshillit për t’i dhënë fund pasurimit të uraniumit deri nesër. Ajo tha se Shtetet e Bashkuara besojnë se Këshilli i Sigurimit duhet të veprojë për të qënë i besueshëm. Zonja Rice i bëri këto deklarata në një takim të NATO-s sot në Bullgari.

Më parë Presidenti i Iranit tha se vendi i tij nuk do të përkulet para presioneve ndërkohë që po afrohet afati që Irani të pezullojë programin e tij bërthamor.

Po sot, Presidenti i Rusisë Vladimir Putin tha se beson se Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore duhet të merret drejt për drejt me Iranin dhe jo t’ia referojë çështjen e tij Këshillit të Sigurimit, që mund t’i vërë sanksione këtij vendi. Zoti Putin i bëri këto deklarata pas një takimi me Kancelaren gjermane, Angela Merkel, në qytetin siberian të Tomskit. //rd//

XS
SM
MD
LG