Lidhje

Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike i paraqet sot Këshillit të Sigurimit raportin mbi Iranin


Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike ka në plan t’i paraqesë sot Këshillit të Sigurimit të OKB-së raportin mbi programin bërthamor të Iranit.

Nëse në raportin e agjencisë së OKB-së për energjinë bërthamore thuhet se Irani ka kundërshtuar të pezullojë pasurimin e uraniumit, Këshilli i Sigurimit mund të ndërmarrë veprime kundër Iranit, përfshirë vendosjen e sanksioneve.

Ambasadori i Iranit në OKB, Xhevad Zarif, tha dje se një veprim i tillë nuk është brenda kompetencave të Këshillit të Sigurimit dhe se vendi i tij nuk do ta ndjente veten të detyruar të zbatonte një vendim të tillë të këshillit.

Ndërkohë, Sekretarja amerikane e Shtetit, Kondoliza Rajs, tha se Këshilli i Sigurimit duhet të marrë masa kundër Iranit, nëse në raportin e agjencisë së OKB-së thuhet se Irani vazhdon pasurimin e uraniumit.

XS
SM
MD
LG