Lidhje

Ministrat e jashtëm të NATO-s hapin në Sofie të Bullgarisë një takim jo-zyrtar


Ministrat e jashtëm të NATO-s hapën dje në Sofie të Bullgarisë një takim jo-zyrtar 2 ditësh për diskutime rreth një numër çështjesh, përfshirë mundësinë e anëtarësimit të Ukrainës në aleancë.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Kondoliza Rajs, tha pas sesionit të djeshëm se mbajtja e derës hapur për demokracitë evropiane është politika e Natos. Por, ajo theksoi se është detyra e vendeve kandidate të përmbushin kushtet për anëtarësim dhe detyrimet në fushën e sigurimit.

Presidenti ukrainas, Viktor Jushçenko, tha dje se një plan veprimi për anëtarësim në Nato do të jetë gati në kohë për takimin e nivelit të lartë që aleanca do të zhvillojë në muajin nëntor në Letoni.

Zonja Rajs ka në plan të nënshkruajë sot një marrëveshje me Bullgarinë për të lejuar forcat amerikane të përdorin bazat bullgare. Mijëra bullgarë demonstruan kundër marrëveshjes, duke bërë thirrje për një referendum mbi këtë çështje.

XS
SM
MD
LG