Lidhje

Parlamenti italian mblidhet për herë të parë pas fitores së koalicionit Prodi


Parlamenti i Italisë u mblodh sot për herë të parë, që pas fitores së ngushtë të koalicionit të Romano Prodit para disa javësh. Seanca u hap me një minutë heshtje për tre ushtarët italianë të vrarë dje në Irak.

Hapja e parlamentit shënoi edhe testin e parë politik për kryeministrin e ri. Kandidati i mbështetur prej tij për postin e kryetarit të Senatit, Franco Marini, nuk arriti të zgjidhej në raundit e parë. Zoti Marini siguroi 157 vota. Senati do të votojë përsëri sot. Në se edhe në raundin e dytë ai nuk i siguron dot votat, raundi i tretë zhvillohet nesër.

Zoti Prodi po përpiqet të formojë qeverinë e re duke hyrë në një koalicion të gjerë që përfshin ndër të tjerë komunistët dhe katolikët e moderuar. //rd//

XS
SM
MD
LG