Lidhje

Irani gati për kthim me kushte të inspektimeve


Një zyrtar i Iranit tha se Teherani është gati për një kthim me kushte në ato që i quajti inspektime të bezdisshme bërthamore, por Rusia po bën thirrje për ndalim të të gjitha aktiviteteve bërthamore.

Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov i tha homologut të tij iranian Manuçer Motaki sot se Teherani duhet të bashkëpunojë me Agjencinë Ndërkombëtare për Egjergjinë Bërthamore dhe të ndalë pasurimin e uraniumit.

Sot paradite, Mohammad Saidi, zëvendës drejtor i Organizatës për Energjinë Bërthamore të Iranit tha në televizionin shtetëror se Teherani do të lejonte inspektime me pak kohë paralajmërim, nëse Këshilli i Sigurimit heq dorë nga shqyrtimi i çështjes dhe ia kthen atë Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike. Irani i ndaloi inspektime të tilla në muajin shkurt kur çështja iu referua Këshillit të Sigurimit për sanksione të mundëshme. Një një raport që kjo agjenci i paraqiti dje Këshillit të Sigurimit, thuhej se Teherani nuk ka qënë i hapur rreth aktivitetit të tij bërthamor.

Vendet perëndimore dyshojnë se Irani ka për qëllim të prodhojë armë bërthamore, akuzë që Teherani e hedh poshtë.//rd//

XS
SM
MD
LG