Lidhje

Al-Zauahiri, numri dy i al-Kaidës kritikon ashpër Pakistanin dhe Shtetet e Bashkuara


Personi numër dy në hierarkinë e al-Kaidës, Ajman al-Zauahiri, kritikoi ashpër Pakistanin dhe Shtetet e Bashkuara.

Në një mesazh të regjistruar në videokaset dhe të publikuar sot në një faqe islamike interneti, al-Zauahiri i bën thirrje ushtrisë pakistaneze të ndihmojë për të luftuar kundër qeverisë së Presidentit Pervez Musharraf. Ai thotë se çdo ushtar duhet të kundërshtojë urdhërat për të vrarë myslimanë në Pakistan dhe në Afganistan.

Ekstremisti egjiptian thotë gjithashtu se gjatë tre viteve të luftës, koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Irak nuk ka arritur asgjë përveç humbjeve, katastrofave dhe fatkeqësive. Mendohet se Ajman al-Zawahiri qendron i fshehur në zonat malore të Afganistanit ose Pakistanit.

Departamenti amerikan i Shtetit tha se kishte dijeni për videokasetën, por nuk bëri ndonjë koment rreth përmbajtjes apo vërtetësisë së saj. //rd//

XS
SM
MD
LG