Lidhje

Kosovë: Sllavisha Petkovic kryeson partinë demokratike serbe


Slavisha Petkoviç, ministër për kthim dhe komunitete në qeverinë e Kosovës, është rizgjedhur sot kryetar i Partisë Demokratike Serbe të Kosovës.

Rizgjedhja e tij u bë në kuvendin e jashtëzakonshëm të kësaj partie i cili u mbajt në Prishtinë. Është hera e parë që një parti politike serbe mban një tubim të tillë në qendër të Prishtinës pas përfundimit të luftës në Kosovë. Zoti Petkoviç tha se Prishtina është zgjedhur për të dëshmuar se politika e Partisë Demokratike Serbe është politikë e integrimit dhe bashkëjetesës dhe se Prishtina është qytet i të gjithëve. Partia Demokratike serbe është e vetmja forcë politike nga radhët e komunitetit serb që merr pjesë në institucionet e Kosovës me dy deputetë në Parlament dhe drejton Ministrinë për Kthim dhe Komunitete.

Sipas zotit Petkoviç pjesëmarrja në institucione është e vetmja mundësi për të bërë dicka për komunitetin serb. Ai tha se që nga hyrja e kësaj partie në institucione pothuajse nuk ka patur incidente ndëretnike. Fakti që kaq pjesëtarë të komunitetit serb janë mbledhur në qendër të Prishtinës flet në favor të këtij konstatimi, tha zoti Petkoviç. Ai tha se gjendja nuk është e shkëlqyer por ajo po përmirësohet. Ka njerëz që nuk e pranojnë këtë por këta janë njerëz që nuk jetojnë në Kosovë, tha zoti Petkoviç, ministri i vetëm në qeverinë e Kosovës.//rd//

XS
SM
MD
LG