Lidhje

Qeveria e Sudanit, e gatshme të bashkëpunojë me kryengritësit e Darfurit


Qeveria e Sudanit thotë se është e gatshme të pranojë një marrëveshje për paqe të propozuar me kryengritësit e Darfurit, por negociatorët rebelë thonë se projektmarrëveshja ende nuk i plotëson kushtet e tyre kryesore. Sot përfundon afati për nënshkrimin e marrëveshjes të ndërmjetësuar nga Bashkimi Afrikan pas dy vjet bisedimesh.

Udhëheqësit e kryengritësve thonë se marrëveshja e propozuar nuk i jep rajonit të Darfurit një post për nënpresident në qeverinë sudaneze. Udhëheqësit kryengritës kërkojnë gjithashtu kushte më të favorshme për integrimin e forcave të tyre në ushtrinë sudaneze si dhe për çarmatimin e milicive proqeveritare.

Komisionerja e Lartë për të Drejtat e Njeriut arriti në Kartum për bisedime me zyrtarët dhe me veprimtarët e të drejtave të njeriut që merren me rajonin e Darfurit. Zyrtarët amerikanë dhe ata të OKB-së kanë shprehur mbështetje për marrëveshjen e paqes, duke thënë se ajo do të ndihmonte rreth 2 milion njerëzit e zhvendosur si pasojë e konfliktit të Darfurit.//lk

XS
SM
MD
LG