Lidhje

Iraku akuzon Iranin për sulm ndaj zonës kurde ne verilindje të vendit


Ministria irakiane e Mbrojtjes thotë se forcat iraniane goditën me artileri pozicionet e kryengritësve kurdë në veri-lindje të Irakut. Dëshmitarët thonë se është i dyti sulm i këtij lloji brenda 10 ditësh.

Në një deklaratë të kësaj ministrie që doli të dielën, thuhej se forcat iraniane hapën zjarr ndaj në zona të provincës Sulmaniyah të Irakut që mbahej nën kontrollin e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit që ka luftuar kundër Turqisë që në vitet 1980. Ky grup ka lidhje me një fraksion kurd që lufton kundër Iranit.

Sipas deklaratës irakiane goditjet vazhduan për 24 orë. Dëshmitarët i thanë Zërit të Amerikës se edhe të hënën në mëngjes u hap zjarr. Qindra njerëz kanë shkuar në zona më të sigurta. Dëshmitarët thonë se zjarri i artilerisë vazhdoi deri në pesë kilometra brenda territorit irakian.

Zyrtarët kurdë thonë se Irani ndërmorri një sulm të ngjashëm në të njëjtën zonë më 21 prill. Teherani as nuk i ka konfirmuar, as nuk i ka mohuar njoftimet. //ad//

XS
SM
MD
LG