Lidhje

1 Maji përkujtohet me tubime


Zyrtarët rusë thonë se mbi 1 milion vetë parakaluan në Moskë dhe qytete të tjera ruse me ratin e Një Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve. Sindikatat e punëtorëve organizuan marshime me pjesëmarrjen e rreth 25 mijë vetëve në kryeqytetin rus, ku ishin dislokuar edhe forca policore për të parandaluar dhunën. Përkrahës të partisë komuniste zhvilluan një tubim të veçantë. Pjesëmarrësit, të cilët mbanin në duar fotografi të Stalinit, hidhnin parulla anti-qeveritare.

Në Bjellorusi, përkrahës të opozitës demonstruan në kryeqytetin Minsk me kërkesat për të liruar nga burgu udhëheqës të partisë opozitare. Një nga organizatorët e tubimit, ish-presidenti Stanislav Shushkevich, mori urdhër të paraqitet në polici të mërkurën, për arsye të marshimit.

Në Francë, udhëheqësi i partisë së djathtë ekstreme, Jean-Marie Le Pen, kryesoi një marshim në Paris dhe u zotua se do të vëjë përsëri kandidaturën për president. Po sot, manifestime me rastin e 1 Majit u zhvilluan në Indonezi, Kamboxhia, Filipe dhe vende të tjera aziatike.//lk

XS
SM
MD
LG