Lidhje

Pajisjet kundër aritmisë; Mbushja e dhëmbëve


Pajisjet kundër aritmisë

Një studim i ri tregon se pajisjet për rregullimin e rrahjeve të zemrës apo pacemaker që vendosen nën lëkurën e trupit megjithëse jo të përsosura janë të nevojëshme për ata që vuajnë nga aritmia. Në studim vihet në dukej fakti se mes 2 milionë pacientëve me pajisje të tilla në trup, 61 prej tyre vdiqën si pasojë e mosfunskionimit të tyre, gjë që tregon se ato nuk janë të përsosura dhe kanë nevojë të përmirësohen. Gary Dalton ka mëse 5 vjet që ka nën lëkurën e gjoksit një pajisje për normalizimin e rrahjeve të zemrës. Gjatë 5 vjetëve, pajisjes i është dashur të punojë vetëm një here, kur rrahjet e zemrës pushuan dhe pajisja u aktivizua duke i dhënë zemrës një impuls elektrik që e bëri atë të rrahi përsëri. Kjo ndërhyrje e pajisjes i shpëtoi atij jetën. Por janë këto pajisje të përsosura? Në këtë pyetje u përqëndrua edhe studimi, rezultatet e të cilit u botuan këto ditë në revistën e shoqatës amerikane të mjekësisë. Doktor William Maisel pranë qëndrës mjekësore Beth Izrael në Boston, thotë se numri i pajisjeve që vendosen në trup nën lëkur është shtuar shumë nga viti në vit. Por nga ana tjetër këto pajisje po bëhen më të komplikuara, dhe kjo shton mundësitë për të patur difekte. Doktor Maisel dhe kolegët e tij arritën në përfundimin se nga viti 1990 deri në vitin 2002 në Shtetet e Bashkuara u implantuan më shumë se 2 milionë pajisje pejsmejkër (pacemaker). 17 mijë prej këtyre pajisjeve keqfunksionuan gjë që çoi në vdekjen e 61 personave. Megjithatë, doktor Maisel tregohet optimist duke thenë se gjasat që këto pajisje të shpëtojnë jetën e pacientëve janë një mijë herë më të shumta se mundësitë që këto pajisje të mos funksionojnë.

Mbushja e dhëmbëve

Çdo vit në Shtetet e Bashkuara dentistët mbushin rreth 70 milionë dhëmbë me një përzierje argjëndi që përmban mërkur apo zhivë. Disa njerëz shqetësohen rreth efekteve në shëndetin e fëmijëve me mbushje të tilla dhëmbësh. Ekziston mendimi se ekspozimi i tepërt ndaj zhivës apo merkurit mund të afektojë funskionimin e trurit dhe të vezhkave. Por një studim i ri tregon se mbushja e dhëmbëve të fëmijëve me argjënd me përmbajtje mërkuri nuk shkakton dëme për shëndetin. Studimi u krye nga Instituti kërkimor i Nju Englandit, dhe në të morrën pjesë 500 fëmijë nga mosha 6 deri 10 vjeç që kishin nevojë për mbushje dhëmbësh. 50 përqind e tyre morrën mbushje argjëndi me përmbajtje mërkuri, ndërsa pjesa tjetër pa këtë përmbajtje. Gjatë studimit, ekspertët analizuan aftësitë intelektuale të të dy grupeve dhe në fund arritën në përfundimin se asnjë prej fëmijëve të të dy grupeve nuk treguan efekte negative në funskionimin e trurit apo të veshka.

XS
SM
MD
LG