Lidhje

Selanik: Takohen ministrat e jashtëm të vendeve ballkanike


Ministrat e jashtëm të vendeve ballkanike filluan të mërkurën një takim që synon përparimin e rajonit drejt Bashkimit Evropian. Në fjalën e hapjes në takimin, që po mbahet në Selanik, Ministrja e Jashtme greke, Dora Bakojanis, theksoi rëndësinë për forcimin e bashkëpunimit rajonal.

Në takim pritet të diskutohet edhe për mënyrat e përmirësimit të infrastrukturës në rajon.

Në grupin e vendeve të Evropës Juglindore përfshihen Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Maqedonia, Rumania, Serbia dhe Mali i Zi dhe Turqia. Moldovia është vend mbikqyrës. Nga vendet anëtare të grupit, vetëm Greqia është anëtare e BE-së.

Bulgaria dhe Rumania është në plan të pranohen anëtare të bahskimit në vitin 2007, ose 2008. //az//

XS
SM
MD
LG